Qukes - Qafe Plloce Road-Lot3, Reinforced Retaining Walls

Viti
2025
Vendndodhja
Qukes - Qafe Plloc- Pogradec, Albania
Klienti
2T shpk
Projektuesi
Rawafed Al-Torok Contracting Est.

Sfida

Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë është një projekt i rëndësishëm infrastrukturor në juglindje të Shqipërisë, i inauguruar së fundmi. Kjo rrugë me gjatësi 43 km synon të përmirësojë lidhjet e transportit dhe të nxisë zhvillimin ekonomik të rajonit, veçanërisht në sektorët e bujqësisë, turizmit dhe agroturizmit.

Projekti origjinal, i hartuar në vitin 2011, bazohej në praktika të vjetruara projektimi dhe nuk ishte në përputhje me standardet aktuale të Eurokodeve. Pas fillimit të punimeve, Kontraktori hasi në sfida të konsiderueshme gjeologjike dhe kushte në terren që ndryshonin ndjeshëm nga ato të parashikuara në projektin fillestar. Këto problematika prekën ura, mure të larta mbajtëse, tombino, si dhe vepra të tjera kryesore të infrastrukturës, duke bërë të domosdoshëm një ridizenjim të plotë inxhinierik të zgjidhjeve të projektuara.

Zgjidhja

Për të adresuar këto problematika, Kontraktori bashkëpunoi me Maccaferri për të zhvilluar një ridizenjim të plotë të projektit, në përputhje me kërkesat e Eurokodeve. Zgjidhja e propozuar inxhinierike përfshinte përdorimin e mureve me tokë të përforcuar Green Terramesh® dhe strukturave me gabionë, duke ofruar një alternativë fleksibël, ekonomike dhe të qëndrueshme, të aftë për t'u përshtatur me kushtet komplekse gjeoteknike të projektit.

Në total, u ndërtuan 12 mure me tokë të përforcuar përgjatë një segmenti rrugor prej 10 km, me lartësi që varionin nga 5 m deri në 41 m. Projekti kërkoi gjithashtu furnizimin e një sasie rekord prej rreth 980,000 m² gjeogridash, duke e bërë atë një nga projektet më të mëdha të këtij lloji për aplikimin e teknologjisë së tokës së përforcuar.

Zgjidhjet përmirësuan ndjeshëm realizueshmërinë e punimeve, reduktuan kohën dhe kostot e ndërtimit, rritën performancën afatgjatë të veprave dhe siguruan përputhshmëri me standardet moderne ndërkombëtare të projektimit dhe ndërtimit.

Shkarkoni Histori Suksesi

Qukes - Qafe Plloce Road-Lot3, Reinforced Retaining Walls

Shkarko
Qukes - Qafe Plloce Road-Lot3, Reinforced Retaining Walls

Produktet tona për
këtë Histori Suksesi

Lidhuni me ne

Nëse jeni dakord me Politikën e Privatësisë të kompanisë dhe keni kuptuar përmbajtjen e saj, Kontrolluesi i të Dhënave ju pyet nëse jepni pëlqimin për përpunimin e të dhënave në mënyrën e parashikuar nga politika e privatësisë e kompanisë, për dërgimin e komunikimeve promovuese për shërbimet/aktivitetet e ofruara nga Kontrolluesi i të Dhënave. *

Për më tepër, Kontrolluesi i të Dhënave ju pyet nëse jepni pëlqimin për komunikimin e të dhënave tuaja personale te Filialet e Maccaferri, dhe transferimin e mundshëm jashtë BE-së që mund të rezultojë, për qëllimet e tyre, përfshirë ato të natyrës promovuese (dërgimi i komunikimeve të marketingut) *